Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rugovizmi është sjellje shqiptare e kultivuar për ta mundur injorancën
(Në 15-vjetorin e shkuarjes së tij)
Ibrahim Rugova qe dhe është shqiptari i ditur dhe prijësi politik i dashur i shqiptarëve. Lindi në Cërrcë më 1944 dhe dha frymën e fundit në Prishtinë më 2006.
Në politikë hyri me identitet krijuesi e dijetari. Që nga themelimi udhëhoqi LDK-në, me tri postulatet programore: liri, pavarësi, demokraci, dhe punoi për themelimin e Kosovës së pavarur.
U zgjodh President i Kosovës, dy herë me votë të drejtpërdrejtë qytetare dhe dy herë me votë popullore të deleguar në Kuvendin e Kosovës. Organizoi referendum për pavarësinë e Kosovës dhe punoi për njohjen e saj ndërkombëtare. Ideoi dhe propozoi simbolet shtetërore të Kosovës, Flamurin dardan dhe Himnin me një këngë kushtrimore të Kosovës. U vu në ballë të Këshillit të Partive Politike Shqiptare, duke kërkuar konsensusin demokratik për krijimin e institucioneve të shtetndërtimit dhe pajtimin për interesat strategjike kombëtare të vendit.
Ka 15 vjet që veprimi i tij është pranuar historik, por e sotmja politike në mesin tonë e bën me pasion ligjërimin për këtë histori të ndodhur, sikur të ishte ende e pashkruar. Prandaj, kjo mbamendje
II. POLITIKA E RUGOVËS
1. Politika e Rugovës është politikë kombëtare me fytyrë të njeriut që krijon miqësi. Është frymë e përbashkimit shqiptar të krahinave, feve e ideve. Është politikë e mosdhunës dhe e durimit, jo vetëm në zgripin e katastrofës, por edhe e provës universale: që dhuna lind e riprodhon dhunën. Është legale e legjitime për ta promovuar solidaritetin e popullit si tërësi, duke pasur parasysh energjinë krijuese të brendshme, të pacenueshme nga ndasitë. Është ftesë për mirëkuptim (të brendshëm) dhe ftesë për marrëdhënie (të jashtme); ofertë për bashkëpunim për marrje e dhënie, e shqiptuar me fjalë të buta, pa klithma të dëshpërimit.
2. Rugovizmi është sjellje shqiptare e kultivuar për ta mundur injorancën, padijen, si gjendje që duhet të ndryshohet. Kërkon veprimin e matur si përhershmëri përkundrejt rebelimit frymëfyt dhe cubnisë individuale, e cila nuk parasheh pasojat. Rugovizmi nuk është mitizim, përkundrazi është demitizim, qoftë duke trajtuar figurën politike, krijuese e kulturore të Ibrahimit. Rugovizmi i parë si lexim i gjesteve individuale të Ibrahim Rugovës është padije e moskuptim.
4. Doktrina politike e sistemit demokratik nuk parasheh, as nuk paragjykon prijësin trashëgimtar me emër e me mbiemër. Aq më pak trashëgimtar të vetëshpallur me emër e mbiemër të vetin. Edhe më pak individ që vetëprojektohet për t’i prirë apo për t’i grahur grigjës. Shembulli e ilustron modelin.
5. Rugova as në teh të mendjes nuk e ka pasur të propozojë apo të emërtojë trashëgimtar. Nuk mund ta bënte këtë njeriu që alfë dhe omegë të zgjedhjes së udhëheqësit e kishte votën e lirë qytetare. Prandaj, është rrenë e gjysmagjelave që riprodhohet se si Filani apo Fisteku paska qenë i zgjedhur i tij apo i rekomanduari i tij, si trashëgimtar.
6. Liliputanët, që kujtojnë se duke hipur në krah të kolosit shohin më larg; janë më qesharakët e naivët, sidomos kur bëjnë bé rrejshëm se e kanë njohur, madje përmendin fjalët testamentare që ua ka thënë në besë.
7. Rugova nuk njihet me lakmi, por me dashuri njerëzore. Është një dhe nuk pjesëtohet as kulturalisht, as politikisht. Mirëpo, në shoqërinë e injorancës, është kaq e gjallë makutëria që vlera të mos njihet e të krijohet, por të rrëmbehet e të posedohet.
Kur ndërroi jetë Rugova, qindra mijëra njerëz të Kosovës, shqiptarë e të jashtëm, erdhën në Prishtinë t’ia bëjnë nderimin. U bënë një. Por makutëria e përvetësimit nuk njeh moral as ideal. Pas 15 vjetësh zotëron teknika agresive e copëtimit. Rivaliteti i do dy koka të krisura që e kanë vështirë të kuptohen.
8. Secila palë e do për vete, ose Hasreti Ibrahim, ose Shenjtori Ibrahim, duke e paragjykuar besimin e Rugovës, që ishte besim i librave abrahamikë. Rugova tha për vete: “Jam shqiptar, mysliman simbolik”, që do të thotë jopraktikues. I yni, thonë palët, gjithsecili duke kujtuar mënyrën se si u falën e u lutën në varrimin e tij.
9. Një dinjitar fetar tha: “Kurrë nuk ka vdekur si mysliman” dhe shtoi “ka pasur krishterimin, nëpër gishta, nëpër mendje e shpirt”, vijoi edhe më, “ka qenë shpirt katolik, këtë s’e mohon as Zoti”! Dinjitari fetar pa dije e rivalizon edhe Njeriun, edhe Zotin, me zjarrminë e posedimit.
Ibrahim Rugova vetë, këto çështje i kishte mbyllur herët me penën e vet te “Bota e re” e studentëve, të cilën e redaktonte në fillim të viteve shtatëdhjetë. Atëherë, Rugova shkroi artikullin polemik “Kush është gjak shqiptari?!”.
10. Rugova nuk mund të pjesëtohet përmes lakmisë për ta përvetësuar. Ai mësoi dhe punoi për përbashkësinë shqiptare nëpërmjet ideologjisë kombëtare: për gegë e toskë, duke pëlqyer doktrinën besimtare të krishterë – dashurinë dhe doktrinën besimtare islame – paqen. Prandaj: me e dashtë paqen është doktrina e tij kundër urrejtjes, ndarjes, e dhunës.
LDK-ja sot duhet të ruajë parimet themelore të partisë së djathtë nacionaldemokratike, kundër tiranisë së majtë komuniste. Ndryshimet e ngutshme programore e vepruese do ta shpinin qoftë kah klientelizmi politik (ku të tjerë janë mjeshtër të provuar), qoftë kah përmbysjet e mësymjet revolucionare me ambicie totalitare (që i ka provuar historia). Në konkurrencën politike në Kosovë, LDK-ja përballet me rivalë të egër, që kanë një rrënjë e një qëllim: marrjen e pushtetit me çdo kusht, të frymëzuar edhe nga revanshi historik për sistemin e përmbysur
Nuk mund ta bartë shenjën e LDK-së, as të rugovizmit, askush që në trajtë plangprishësi ndahet nga shtëpia e moçme për të gjetur strehë të tjera, sidomos nën çadrën ideologjike të partive rivale. Këto shenja janë të rënda edhe për arrivistët e rinj e të vjetër që mburren për nisje të kryengritjes rugoviste. Kryengritjet te ne janë të panumërta, si dhe tragjike. Nuk mund të ketë kryengritje rugoviste.
Ka vetëm punë për fitore rugoviste. Këtu e ka bazën politika e urtë e LDK-së së Rugovës, që ka vizionin se mendimi duhet t’i prijë veprimit.
Kërkesat për ndryshime të brendshme nuk barazohen me konvertime politike. Konvertimi politik është korrupsion i idesë e i programit. Prandaj, konvertitët, kudo që shkojnë, mbeten arrivistë. Të jesh rugovist pa LDK-në, është e pamundshme dhe e pakuptueshme.
Duket që është bërë modë të flitet kundër LDK-së. Apologjia e LDK-së është detyrim dhe nevojë. Apologjia e saj është zbatimi i programit të saj politik.
Kjo është vëmendje që buron nga veprimi i Ibrahim Rugovës, organizatorit më karizmatik të vullnetit të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesit ekselent të Kosovës dhe të njohjes së saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38