OPINEWS

Shqipëria dhe drejtësia e kapur: Koha për ndryshim

Shqipëria dhe drejtësia e kapur: Koha për ndryshim

Nga Lisandër Hoxha

Shqipëria është në një udhëkryq kritik, ku ndihma e SHBA-ve për reformën në drejtësi është përdorur jo për të ndëshkuar korrupsionin e vërtetë, por për të goditur opozitën dhe për të mbrojtur qeveritarët e korruptuar. Paratë e taksapaguesve amerikanë, që duhej të ndihmonin në ndërtimin e një drejtësie të pavarur, janë shpërdoruar nga individë të lidhur me Sorosin, të cilët kanë kapur mekanizmat e drejtësisë për interesa politike.

Rasti i Sali Berishës është dëshmi e qartë e këtij deformimi. Një vit arrest pa prova, pa akuza konkrete dhe në shkelje të hapur të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është një precedent i rrezikshëm, që tregon se si drejtësia është kthyer në një mjet persekutimi politik. Të njëjtin fat kanë përjetuar edhe politikanë opozitarë si Ervin Salianji dhe Fatmir Mediu, ndërsa zyrtarët e qeverisë së korruptuar vazhdojnë të mbeten të paprekur.

Populli shqiptar meriton drejtësi të vërtetë, jo një sistem të kapur që mbron të fuqishmit dhe ndëshkon kundërshtarët politikë. Shpresa vjen nga përkushtimi i SHBA-ve për të mbështetur një drejtësi që funksionon, në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve.

Vetëm përmes një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar politikisht, Shqipëria mund të dalë nga pengmarrja e tranzicionit dhe të ndërtojë një demokraci të fortë, ku krimi dhe korrupsioni ndëshkohen pa dallim.

Koha është tani! Drejtësia nuk duhet të jetë një mjet në duart e pakicës, por shpresa për të gjithë popullin shqiptar!

Të fundit