Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
The Economist/ Kërcënimi që vjen nga e majta: Taktika të vjetra në sulmin e ri kundër liberalizmit
Getty / Adam Maida / The Atlantic
Liberalizmi u farkëtua në revoltën kundër shtetit konfesional që kishte sunduar Europën për më shumë se një mijëvjeçar. Në Europën mesjetare, Kisha katolike romane punësoi një ushtri transnacionale të klerikëve veladonëzinj, të cilët kërkonin bindje për të gjitha çështjet shpirtërore dhe morale, dhe kishin monopolin në arsim. Reformacioni prezantoi konkurrencën fetare, duke forcuar shtetin konfesional. John Calvin e shtypi disidencën në Gjenevë me burg, internim dhe ekzekutim. Henri VIII i zjeu për së gjalli disidentët. Kisha romane shpiku Inkuizicionin dhe Indeksin e Librave të Ndaluar.
Liberalizmi filloi të hapë një shteg mes këtij bashkimi të Kishës dhe Shtetit 350 vjet më parë. John Milton shkroi se nëse ujërat e së vërtetës "nuk rrjedhin në një progresion të përhershëm, ato infektohen në një pellg balte mbushur me konformizëm dhe traditë". Baruk Spinoza këmbënguli që shkrimet e shenjta duhen interpretuar si çdo libër tjetër. David Hume dhe John Stuart Mill argumentuan se mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën është përmes një debati të fuqishëm.
Fryti i këtij mendimi u ngulit në tre revolucione. Në Amerikë, Thomas Jefferson e quajti "kombinimin e neveritshëm të kishës dhe shtetit", rrënjën e shumicës së sëmundjeve të botës. Francezët gjithashtu krijuan një republikë laike. Revolucioni gradual anglez e la Kishën e Anglisë të paprekur, por të margjinalizuar.
Megjithatë, diçka e jashtëzakonshme po ndodh në Perëndim: një brez i ri progresistësh po ringjall metoda që, në mënyrë të çuditshme, ngjajnë me ato të shtetit konfesional, me versione moderne të përbetimeve të besnikërisë dhe ligjeve të blasfemisë. Dhe kjo përpjekje po lind mu në zemër të liberalizmit anglo-sakson-shpesh nga njerëz që e quajnë veten liberalë. Ja se si po ringjallen ato taktika të vjetra.
Imponimi i ortodoksisë. Ortodoksia e sotme mbështetet nga një elitë intelektuale në vend të asaj shpirtërore. Shtëpia e tyre natyrore është universiteti. Rreth 70-80% e akademikëve dhe doktorantëve me prirje të djathta në Britani dhe Amerikë thonë se departamentet e tyre janë mjedise armiqësore, sipas Eric Kaufmann, nga Kolegji Birkbeck, Londër.
E majta përparimtare është edhe më dominuese në mesin e studentëve. Nuk ka asgjë të re në revoltat e studentëve të krahut të majtë, por protestat e viteve 1960 ishin kundër mbetjeve të shtetit konfesional: radikalët në Berkeley në Kaliforni e kthyen Sproul Plaza në një zonë të fjalës së lirë, ku gjithçka mund të thuhej, dhe Parku i Popullit në një zonë e hapur për të gjithë, ku gjithçka mund të bëhej. Radikalët e sotëm kërkojnë zbatimin e kodeve të sjelljes dhe fjalës. Një sondazh i më shumë se 4,000 studentëve të universiteteve katërvjeçarë, për Fondacionin Knight në vitin 2019, zbuloi se 68% e studentëve nuk mund të thonë atë që mendojnë sepse shokëve të klasës mund t’u duket fyese.
Proselitizmi. Besimet fetare kanë pasur gjithmonë një pararojë, siç është Urdhri Jezuit, i cili e sheh si detyrë zhvendosjen e kufijve të besimit dhe sjelljes kah e mira dhe e drejta. Pararojë e revolucionit Woke* janë aktivistët e rinj. Besimi në themelet e liberalizmit, siç është liria e fjalës, bie me çdo brez. Qendra Kërkimore Pew vëren se 40% e mijëvjeçarëve (millennials- të lindurit në vitet ’80-’90) favorizojnë ndalimin, me mënyra të ndryshme të paspecifikuara, të të folurit që konsiderohet fyes për pakicat, krahasuar me 27% në Gjeneratës X (atyre të lindur rreth viteve ‘70), 24% në mesin e baby boomers (të lindurit ndërmjet 1946-1964), dhe vetëm 12% në mesin e grupeve më të vjetra.
Progresistët zëvendësojnë theksin liberal të vendosur te toleranca dhe zgjedhja, dhe fokusohen te detyrimi dhe pushteti. Ashtu si në shumë fe, njerëzit e moralit kanë për detyrë të sfidojnë imoralitetin kudo që e gjejnë. Ata gjejnë shumë imoralitet, duke besuar se njerëzit e bardhë mund të jenë fajtorë për racizmin, edhe nëse nuk diskriminojnë me vetëdije kundër të tjerëve në bazë të racës, sepse ata janë përfitues të një sistemi shfrytëzimi. Liberalët klasikë pranuan se liria juaj për të tundur grushtin ndalon aty ku fillon hunda ime. Progresistët e sotëm argumentojnë se liria jote për të shprehur mendimet e tua ndalon aty ku fillojnë ndjenjat e mia.
Përjashtimi i heretikëve. Shteti i ri konfesional zbaton konformitetin ideologjik duke dëbuar heretikët nga punët e tyre, një praktikë që liberalët derdhën shumë gjak duke u përpjekur ta zhdukin. Në botën akademike kjo po bëhet kaq shumë e njohur.
Në 2018 Colin Wright, një student postdoktorant në Penn State University, shkroi dy artikuj duke argumentuar se seksi është një realitet biologjik, jo një konstrukt social, një deklaratë që dikur do të kishte qenë e pakontestueshme. Kritikët postuan një paralajmërim se "Colin Wright është një transfob që mbështet racizmin" dhe dërguan emaile kritike për komitetet kërkimore. Akademikët empatikë i thanë atij privatisht se nuk mund t'i ofronin një vend pune pasi ishte "shumë e rrezikshme".
Ndalimi i librave. Në Anglinë e Restauracionit, Universiteti i Oksfordit dogji veprat e Hobbes dhe Milton në sheshin e madh pranë Bibliotekës Bodleian. Sot akademikët vendosin paralajmërime mbi librat, duke njoftuar studentët për rreziqet e leximit të tyre. Botuesit e rinj përpiqen që librat e diskutueshëm t’i "anulojnë".
Megjithëse kanë dështuar në objektivat e profilit më të lartë, siç është J.K. Rowling (botuesit duhet të fitojnë para), ata po ia dalin me peshq më të vegjël, duke krijuar një atmosferë në të cilën redaktorët e lartë kanë më pak të ngjarë të vënë bast për autorë të panjohur me mendime të diskutueshme. Alexandra Duncan, një amerikane e bardhë, madje anuloi librin e saj, "Ember days", pasi shkroi nga këndvështrimi i një gruaje zezake, diçka që tani është hedhur poshtë si "përvetësim kulturor".
Besimet. Kishat kërkuan që njerëzit të nënshkruajnë një deklaratë të besimeve fetare, si 39 Nenet e Kishës Anglikane, para se të mund të mbanin poste civile. Universiteti i Kalifornisë (UC) po bën diçka të ngjashme. Aplikantët për postet akademike duhet të plotësojnë deklarata se si ata do të avancojnë diversitetin dhe përfshirjen.
Këto janë synime të denja. Por Abigail Thompson, deri kohët e fundit Dekane e Matematikës në UC- Davis dhe një liberale gjatë gjithë jetës, thekson se sistemi i pikëzimit të UC shpërblen pikëpamje të lëvizjes woke se si mund të arrihen diversiteti dhe përfshirja. Në vitin 2019 Departamenti i Shkencave Humane në Berkeley refuzoi 76% të aplikantëve në bazë të deklaratave të tyre të diversitetit pa shikuar të dhënat e tyre kërkimore.
Blasfemia. Skocia, një djep i Iluminizmit, e shfuqizoi krimin e blasfemisë në mars. Në të njëjtën kohë, megjithatë, e fuqizoi sërish duke krijuar vepra të reja penale të tilla si "nxitja e urrejtjes" dhe "fjalë abuzive" - të dënueshme deri në shtatë vjet burg.
Analogjia me të kaluarën ka kufijtë e saj: askush nuk po digjet në turrrën e druve. Por është një kujtesë e dobishme se vlerat liberale, si toleranca psh, nuk mund të merren të mirëqena. Ato ishin produkt i debateve dhe përpjekjeve shekullore. Shteti liberal është ende shumë më i ri sot se sa shteti konfesional kur liberalizmi e zëvendësoi.■
*Woke- gatishmëria kundër padrejtësive sociale, veçanërisht racizmit
**Përkthimi nga anglishtja: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38