Flash News

KRYESORE

Opozita parlamentare bashkohet me mazhorancën: Mbështesim hapjen e negociatave

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari mbështet hapjen e negociatave. Pas një mbledhje të Komisionit të Integrimit, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri Gent Cakaj, Hajdari shprehet se ky është detyrim parësor për qytetarët.

“Sot në Komisionin për Integrimin, zhvilluam seancë dëgjimore me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Z.Cakaj, ku u diskutua mbi cështjen aktuale të çeljes së negociatave në Tetor. Opozita mbështet hapjen e negociatave si detyrim parësor për qytetarët tanë”, shkruan Hajdari në një postim në Tëitter.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave do të merret më 18 tetor nga Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europain. Gjasat janë që vendi të marrë një “Po” me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut të marrë menjëherë ‘dritë jeshile’.

Të fundit