Flash News

KRYESORE

“Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare)”, del në treg botimi i ri i akademikut Artan Fuga

“Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në

Del në treg botimi më i ri i profesorit dhe akademikut Artan Fuga të titulluar “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare)” nga shtëpia botuese PAPIRUS.

Autori vjen me një punë studimore prej më shumë se dy dekadash lidhur me këtë temë. Ai na rrëfen në një këndvështrim shkencor atë që ka ndodhur në Shqipëri që pas rënies së shoqërisë totalitare në vitin 1990 e deri më sot.

Botimi përbëhet nga dy vëllime të veçuar, të vendosur në një pako të përbashkët, i pari është “Shoqëria Periferike”, i dyti është “Shoqëria Piramidale” që sipas autorit përfaqësojnë dy epokat e historisë së këtyre tri dekadave ku e para ka përgatitur të dytën.

Botimi u drejtohet një lexuesi të gjerë, studentëve në shkencat sociale dhe humane, të rinjve që duan të njohin rrugët e thepisura, shpesh herë honet nga po kalon shoqëria shqiptare deri sa kemi mbërritur këtu, gazetarëve për të njohur rrënjët në të sotmen e të shkuarën të aktualitetit, elektoratit të gjerë për një kuptim sa më të qartë të politikave të ndjekura, brezave që ishin veprues në këtë kohë prej tri dekadash dhe që duan të shohin gjurmët që kanë lënë në histori, të gjithë atyre që dëshirojnë të kenë një pamje tërësore të politikës, ekonomisë, drejtësisë, shtetit, institucioneve shqiptare nga fundi i shekullit të kaluar deri në ditët tona !

Botimi me të dy vëllimet gjendet në librari, me një çmim promocional prej 1.500 lekësh për të gjitha kopjet e printuara në tirazhin e parë.

Botimi do t’i duhet me siguri sot ose nesër bibliotekës tuaj !

Të fundit