Flash News

KRYESORE

Osmani: Shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin me ambasadorin Grenell në qeverinë e re

Osmani: Shpresojmë të thellojmë bashkëpunimin me ambasadorin

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e pranon se zhvillimi ekonomik dhe hapja e perspektivës për rininë duhet të jenë prioritare në Kosovë. Ajo shkroi në Facebook për takimin e sotëm që pati me emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ajo nuk e mohoi që raportet me ambasadorin Grenell pas krijimit të qeverisë së re do të thellohen.

“Sot në LDK kishim kënaqësinë të mirëpresim të dërguarin e Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell. Zhvillimi ekonomik dhe perspektiva për rininë në Kosovë duhet të jenë parime udhërrëfyese për hapat që ndërmarrim, qoftë në raportet tona të brendshme, qoftë në ato me fqinjët tanë. Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor. “, shkroi Osmani

Të fundit