Flash News

KRYESORE

Studentët pa energji dhe ushqim, Basha-Ramës: Konflikti civil do ketë pasoja të paparashikueshme

Studentët pa energji dhe ushqim, Basha-Ramës: Konflikti civil do

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një dalje për median, ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve.

Basha deklaroi se me urdhër politik studentet janë lënë në të ftohtë pa energji elektrike dhe pa ushqime, si dhe i bëri thirrje Edi Ramës të dalë menjëherë represionin e studentëve të ngujuar, ndryshe konflikti civil do ketë pasoja.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha, në një deklarata për mediat nga selia e PD.

Kryedemokrati i ka kërkuar prokurorisë të hetojë sa më shpejt aktet e dhunës së policisë ndaj studentëve që në shenjë protestë janë ngujuar në fakultetet e universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik. Ai i kërkoi gjithashtu prokurorisë të nisë hetimet për shpërdorim detyre ndaj administratorit të Universitetit të Tiranës, Skerdi Dufi.

“ Rama me aktet dhe veprimet e një të marri, ka urdhër dhunimin e studentëve. Për këtë është përdorur policia e Shtetit dhe policia private e Safer Gjicit”, tha më tej Basha.

Të fundit