Flash News

KRYESORE

Pa publikuar asnjë këngë, Adele sërish më e pasura në Britani

Pa publikuar asnjë këngë, Adele sërish më e pasura

Adele është ndër këngëtaret më të suksesshme në Britaninë e Madhe. Këngëtarja  po shijon kohën e saj me djalin pasi mori një pushim 5-vjeçar nga muzika për të qëndruar pranë familjes.

Edhe pse pushim, asgjë nuk ka ndikuar për keq në financar e saj. Përkundrazi, këngëtarja rriti pasurinë e saj nga 168 milionë në 187 milionë dollarë vitin e kaluar edhe pse nuk publikoi asnjë këngë të re.

Turi i fundit që ajo bëri ishte turneu botëror i cili përfundoi në stadiumin Wembley verën e kaluar, duke fituar 53 milionë dollarë nga biletat e shitura.

Dhe pavarësisht se publikoi albumin e saj të fundit në vitin 2015, ajo ende po merr miliona nga shitjet rekord.Adele ka fituar 19 milionë dollarë në vit pa punuar.

Ajo është shpallur personi më i pasur ndër të famshimt për të tretin vit radhazi. Kujtojmë që Adele është nënë e një djali 6 vjeçar, të cilit ka vendosur t'i dedikojë kohën.

Të fundit