Flash News

KRYESORE

Padia e Ramës/ Haradinaj: Plotësisht e pabazuar, Kosova ka njerëz që i dalin për zot

Padia e Ramës/ Haradinaj: Plotësisht e pabazuar, Kosova ka njerëz

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj reagoi pas lajmeve se Edi Rama e kishte paditur atë për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Haradinaj tha se duke iu referuar ligjit, do të përgatisë një kundërpadi, paso padia e Ramës është plotësisht e pabazuar dhe se po tenton që t’i ikë përgjegjësive.

Kreu i qeverisë shqiptare akuzon homologun kosovar se ka shpifur ndaj tij, kur e ka akuzuar që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin se kishin nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore.

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Të fundit