Flash News

KRYESORE

Panairi i Librit/ Besnik Mustafaj shpallet 'Autori i Vitit' me romanin 'Dëmtuar gjatë rrugës'

Juria e Panairit të Librit 2019 ka shpallur çmimet letrare të aktiviteti të përvitshëm duke nderuar me 'Autori i Vititi' shkrimtarin Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”.

Çmimi “Përkthyesi i vitit” i ka shkuar Korab Hoxhës, si autor i shqipërimit të librit me poezi “Tetori ne vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva.

Për 'Letërsinë e memories' është vlerësuar autori Lekë Tasi me librin “Grabjani rrëzë kodrave”.

Një çmim të posaçëm ka marrë Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” i Milan Kunderës, dhënë nga Ambasada Franceze.

Çmimet u ndanë të shtunën pasdite, një ditë përpara përfundimit të edicionit të 22 të Panairit të Librit. Juria përbëhej nga 5 anëtarë, Lili Sula, pedagoge në UT, (Kryetare e Jurisë), Agim Baçi – kritik letrar,  Parid Teferiçi – përkthyes, Adriatike Lami – shkrimtare dhe Agim Doksani – përkthyes. Një njoftim i Shoqatës së Botuesve bën me dije se "për afro 3 muaj juria është mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira".

Çmimet

1-Çmimi “Autor të Vitit” - Besnik Mustafaj, me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”, një roman me fund të lumtur.

2-Çmimi “Përkthyesi i vitit” - Korab Hoxha, me përkthimin e botimit me poezi “Tetori ne vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva.

3-Çmimi i letërsisë së memories - Lekë Tasi për veprën “Grabjani rrëzë kodrave”.

4-Çmimi i posaçëm  nga Ambasada Franceze për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” e Milan Kunderës, botuar nga Shtëpa Botuese “Dituria”.

 

Të fundit