Flash News

KRYESORE

Paradoksi i Ministrisë së Diasporës; Hapet tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh” për 4 qytete; Majko: S'kemi buxhet

Ministria e Diasporës, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të kërkesës për përllogaritjen e votës së emigrantëve në kuadër të Reformës Zgjedhore, sot është bërë kryefjalë dite për një nga tenderat më të çuditshëm të kërkuar në 30 vitet e fundit; 2, 000 lojëra “Mos u nxeh”.

Kjo Ministri, e drejtuar nga ministri Pandeli Majko, ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret. Mirëpo paradoksi nuk ka fund, pasi përveç pikëpyetjes së madhe se për çfarë i nevojiten Ministrisë së Diasporës zarat në perjudhë pandemie, po ashtu mësohet asnjë prej lojërave nuk do të shpërndahet te shqiptarët e diasporës.

Lexo edhe: Tender për 2 mijë lojëra “Mos u nxeh”? Reagon Majko: Ja vlen të organizohet tjetër lojë “mos u mërzit motër”!

Ato janë porositur për 4 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër, ku këto të fundit do të përfitojnë përkatësisht nga 500 lojëra secila.

Shpallja është bërë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, me objekt “Shumëfishimin e lojës “Mos u nxeh” për 4 qytete,  me  nga 500 kopje për çdo qytet”.

Më poshtë gjeni të listuara ‘kërkesat specifike’ të tenderit të Ministrisë së Diasporës:

  • Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 ane printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje;
  • ”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje;
  • Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura;
  • Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit.
  • Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm
  • Zar loje 1x1x1cm
  • 4 kopsa te ngjyrave te ndryshme, diametër 1.5cm.

Të fundit