Flash News

KRYESORE

Paralajmërimi i fortë i kreut të PD-së për kryeministrin

Paralajmërimi i fortë i kreut të PD-së për

Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të ketë kujdes me veprimet autokratike që po kryen dhe se i ka bërë llogaritë gabim.

Ai shtoi se në këto 6 vite opozita është përballur me padrejtësinë dhe hakmarrjen e kryeministrit dhe se drejtësia e kapur ka vendosur sipas urdhrit dhe interesit politik të tij.

“A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe nuk ka për t’ia dalë kurrë!

Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar.”, tha Basha, i cili theksoi: “Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!”

Të fundit