Flash News

KRYESORE

Paris, zjarr në një pallat tetë katesh, 7 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Paris, zjarr në një pallat tetë katesh, 7 të vdekur e

Shtatë të vdekur e mbi 30 të plagosur është bilanci i shkaktuar nga një zjarr që përfshiu gjatë natës një pallat tetë katësh në Paris.

BBC raporton se zjarri ka rënë në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, ndërsa mes të plagosurve janë edhe zjarrfikës.

“Zjarri është ende aktiv në dy katet e fundit”, u shpreh një zëdhënës i shërbimit të zjarrit për agjencinë e lajmeve AFP.

Nuk është e qartë ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, që u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën.

Të fundit