Flash News

KRYESORE

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e vendimit për të votuar akordin e ri me BE për Brexit

Parlamenti britanik voton për shtyrjen e vendimit për të votuar

Deputetët në Britaninë e madhe i dhanë një tjetër goditje planeve të kryeministrit Boris Johnson, i cili po përpiqet që ta nxjerrë mbretërinë nga BE-ja në fundit të muajit.

Ligjvënësit britanikë votuan sot në parlament të shtyjnë vendimin nëse ata e mbështesin apo jo marrëveshjen e re Brexit me unionin. Johnson gjeti akordin me drejtuesit e BE-së dje, në samitin e Belgjikës, pro duket se deputetët e mendojnë ndryshe. Ndërsa parlamenti sot synonte të ratifikonte marrëveshjen, ligjvënësit miratuan një amendament që pritet ta vonojë vendimin.

Por kryeministri britanik ua bëri të qartë parlamentarëve se ai nuk do të dërgojë një kërkesë në Bruksel për ta shtyrë edhe më shumë afatin e daljes së Britanisë. tani ngelet për t’u parë se çfarë hapësire ligjore do të përdorë ai, ndërsa sipas medieve britanike do të përpiqet që më 31 tetor të sigurojë votat e nevojshme për të ligjëruar daljen nga unioni.

Masa ka për qëllim të sigurojë që Britania të mos dalë nga BE pa një marrëveshje në datën e planifikuar të 31 tetorit. Kurse qeveria shpreson se mund të miratojë ligjet e nevojshme për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja në afatin e pacaktuar.

Të fundit