Flash News

KRYESORE

Pas “alarmit” të Metës për mediat, reagon Rama: "Virgjëresha" që vrisnit qytetarë, sot s’ka liri të mohuar

Pasi presidenti Ilir Meta e konsideroi alarmante mungesën e lirisë së medias në Shqipëri, bazuar në raportin e  organizatës botërore të gazetarëve “Reporter pa kufij”, ka reaguar Edi Rama.

Në Twitter, Rama drejtuar kritikëve, shkruan; “Një pasqyrë kujtese "virgjëreshave" që vrisnin qytetarë,rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu.Por me këtë qeveri s'ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”.

Kujtojmë që Shqipëria, në në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias kishte zbritur me 7 vende sa i përket lirisë së medias.

Të fundit