Flash News

KRYESORE

Pas ardhjes së Ramës në pushtet, Dibra dhe Gjirokastra më të penalizuarat ekonomikisht në Shqipëri; favorizohen Korça dhe Berati

Pas ardhjes së Ramës në pushtet, Dibra dhe Gjirokastra më

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat sa i përket shpenzimeve të konsumit për familjet shqiptare për vitin 2017-të. Të dhënat tregojnë se mesatarja e shpenzimeve në Shqipëri është rritur, por në të njëjtën kohë është thelluar pabarazia pasi vetëm dy qarqe, Tirana dhe Durrësi, rezultojnë se shpenzojnë mbi mesataren.

Ne kemi mbledhur të dhënat për shpenzimet e familjeve shqiptare nga viti 2014-të, kur Edi Rama kishte vetëm një vit në pushtet, deri në vitin 2017-të. Këto të dhëna janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të INSTAT.

Nga krahasimi i këtyre të dhënave rezulton se nën drejtimin e qeverisë së Ramës qarqet më të penalizuara janë Dibra, Gjirokastra, Lezha dhe Shkodra, ku shpenzimet familjare janë ulur ndjeshëm në katër vite, çka tregon për ulje të të ardhurave.

Në vitin 2014-të një familje dibrane (me 3,7 persona; llogaritje e INSTAT) shpenzonte mesatarisht gati 670 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa katër vite më pas shpenzimet për një familje dibrane kanë rënë në 470 mijë lekë të vjetra në muaj.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në Gjirokastër, ku familjet shpenzonin mesatarisht 740 mijë lekë të vjetra në muaj në 2014-ën, ndërsa sot vetëm 620 mijë lekë.

Qarku 2014 2015 2016 2017
Dibër 66, 951 56,221 63,212 47,467
Gjirokastër 74,293 74,993 57,068 62,237
Lezhë 78,811 79,374 75,470 73,057
Shkodër 76,509 74,658 75,503 73,306

Korça është qarku që ka njohur rritjen më të madhe të shpenzimeve të konsumit për familje. Vëmendja e qeverisë ka qenë e madhe për këtë qark, ku nuk kanë munguar investimet, kryesisht të përqëndruara në qytetin e Korçës dhe disa zona turistike. Nëse në vitin 2014-të një familje korçare shpenzonte mbi 570 mijë lekë të vjetra në muaj, sot kjo shifër ka arritur në 710 mijë lekë.

Edhe në qarkun e Beratit vihet re rritja e shpenzimeve të konsumit nga familjet. Në vitin 2014-të, në Berat familjet shpenzonin gati 600 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa në vitin 2017-të shpenzojnë gati 700 mijë lekë të vjetra.

Qarku 2014 2015 2016 2017
Korçë 57,633 64,417 67,829 71,063
Berat 59,854 65,840 62,222 69,948
Durrës 68,083 74,602 77,933 76,129
Tiranë 81,656 81,710 85,344 87,968
Kukës 59,623 68,989 68,197 66,218
Vlorë 54,931 51,198 58,872 58,374
Elbasan 53,013 55,671 57,290 57,831
Fier 68,721 69,125 71,242 71,052

Si rritja e çmimeve po godet familjet shqiptare; shtohen shpenzimet për ujin dhe ilaçet

Rritja e varfërisë në rrethe thellon pabarazinë në Shqipëri; shifrat tregojnë ku familjet konsumojnë më pak

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50