Flash News

NDËRKOMBËTARE

Pas dorëheqjes së Medvedev, Putin zgjedh kryeministrin e ri të Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pas dorëheqjes së Medvedev.

“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishutsin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, deklaroi Kremlini në një komunikatë për shtyp.

Mikhail Mishutsin aktualisht është kreu i Shërbimit të Taksës Federale. Mishutsin  ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe ka mbajtur një profil të ulët ndërsa ka shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen të mërkurën, pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin pasuesit të tij.

Në një fjalim para kombit të mërkurën, Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese sipas të cilave Kryeministrin nuk e zgjedh më Presidenti, por Parlamenti.

Mikhail Mishutsin

Të fundit