Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Alfred Lela
Bashkia ka njoftuar, me anë të një deklarate të gjatë për shtyp, vendimin për të kaluar nga forma, shumë e anatemuar, e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar me PPP (Partneritet Publik Privat) në financim shtetëror. Edhe pse njoftimi është i pudrosur me 'komision artistësh' e togfjalësha të tjerë mjegullues, fakti është se, Bashkia dhe qeveria, nuk mund ta vazhdonin në një kurs përplasjeje me faktorë të shumtë, të jashtëm e të brendshëm, që prej dy vitesh rezistojnë, në një kor gjithnjë e më të fortë, kundër vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përveç presionit publik dhe ndërkombëtar, këtu futemi në territorin e një spekulimi beninj, gjasat janë që edhe 'fletët' e PPP-së kanë rënë, me kalimin e muajve dhe frustrimin që u ka shkaktuar 'të interesuarve 'kohëzgjatja, por edhe ballafaqimi me një çështje që nuk do reshtte kurrë së qeni publike.
Kështuqë, përtej asaj që thuhet publikisht në deklaratë, Privati ka vendosur ta lërë 'Partneritetin' me 'Publikun' kur ka kuptuar se Pushteti, për dy vjet të gjatë dhe rraskapitës, e pati të pamundur çlirimin e sferës civike nga debati për ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
Megjithëse kryebashkiaku po dhe do të mundohet që ta ndajë përgjysmë atë që ka ndodhur, secila gjysmë do të komplotojë kundër tjetrës. Rënia e PPP nuk do të thotë, sikur Veliaj dëshiron që të kuptohet dhe të jetë, se ideja e shembjes së Teatrit qëndron. Rënia e PPP nuk mund të shihet si e ndarë nga shembja e Teatrit dhe kreu i Bashkisë e di këtë. Në mos, rezistenca duhet të vazhdojë për të thënë se mbrojtja e Teatrit nuk është një instrument marksistësh kundër sipërmarrjes private, në Shqipëri dhe as në përgjithësi (edhe pse në radhët e antarëve të rezistencës ka pasur neo-marksistë dhe neo-punistë që e kishin me privaten si koncept), por ka të bëjë me gjënë publike si të tillë. Ka të bëjë gjithashtu me traditën si të tillë (Teatri, duan apo nuk duan 'progresistët' është traditë e qytetit), dhe jo me padurimin ndaj së resë (siç, shpesh, Veliaj dhe trubadurët e tij janë munduar të injektojnë në publik); ka të bëjë me transparencën publike, jo me çarturinë e ndokujt që është kundër çdo gjëje pavarësisht çdo gjëje.
Veliajt, edhe pse shumë besojnë se është një projekt i Ramës dhe kryebashkiaku thjesht ka qenë i dënuar me barrën e kostove), i duhet të dorëzohet me gjithsejt dhe të pushojë së harxhuari energji të vetes, Bashkisë dhe qytetit në një betejë të padrejtë, që nuk është pjesë e luftës mes progresives dhe të prapambeturës, por është një projekt babëzie.
Shenja e mirë, se tahmaja e madhe mund të të lërë pa gjë dhe mund të humbë ndonjëherë në luftën e egër me normalitetin dhe publiken, na e ka bërë me dorë.
Ndoshta nuk qëndron gjatë në anët tona, por sot ajo është në anën tonë.