Flash News

KRYESORE

Pas grekëve, Italia merr ‘pjesën e saj’ të TAP-it në Shqipëri, firmoset memorandumi

Operatori i infrastrukturës së gazit në Shqipëri, Albgaz ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë e infrastrukturës së gazit natyror të Italisë, Snam, për të mbështetur fillimin dhe zhvillimin e tregut të gazit të Shqipërisë dhe sistemin e infrastrukturës që do të lançohet kur tubacioni i Projektit Trans Adriatik (TAP) do të kalojë në vend.

Takimi i përfaqësueve të Snam me ata të Albgaz është zhvilluar në Tiranë më 10 korrik, ndërsa nënshkrimi i memorandumit është bërë i ditur ditën e djeshme nga kompania italiane.

“Bashkëpunimi ka për synim, ndër të tjera, të mbështesë Albgaz në zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për të krijuar tregun e gazit dhe zbatimin e praktikave më mira të drejtuara nga Snam”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje vjen pas memorandumit të bashkëpunimt që Albgaz firmosi me kompaninë shtetërore greke, DESFA, për mirëmbajtjen e rrjetit të TAP që do të kalojë në vendin tonë. Ky vendim i kompanisë shqiptare shkaktoi shqetësim të diplomatët dhe analistët, për shkak të rritjes së influencës së Greqisë mbi Shqipërinë.

Editoriali në ‘Corriere Della Sera’: Italia influencë vetëm në Shqipëri, kudo tjetër ka rënë

Të fundit