Flash News

KRYESORE

Pas humbjes së Kobe Bryant, bashkëshortja e tij përballet me akuzat e së ëmës: Më nxori jashtë dhe më mori makinën

Pas humbjes së Kobe Bryant, bashkëshortja e tij përballet me
Vanessa Bryant, bashkëshortja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, pas humbjes së të shoqit dhe vajzës së saj, është përballur me një tjetër situatë aspak të këndshme. Mamaja e saj, Sofia Lane, ka bërë akuza publike ndaj të bijës. Ajo ka thënë në një intervistë se Vanessa e ka nxjerrë jashtë dhe i ka kërkuar makinën. Pas kësaj interviste, Vanessa ka publikuar një deklaratë për Univision ku shpjegon historinë e saj: “Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajën të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobileritë për ta bërë tê duket sikur nuk e ka suportin tim”, u shpreh ajo. Vanessa ka shtuar po ashtu se ajo dhe bashkëshorti e kanë mbështetur nënën e saj për 20 vite, por fatkeqësisht pasi ajo ka humbur bashkëshortin dhe vajzën, Sofia nuk ka qenë aty për të as fizikisht dhe as shpirtërisht.

Ditari politik

Të fundit