Flash News

KRYESORE

“Pas Presidencës do të tërhiqem nga jeta politike”, Thaçi bën deklaratën e papritur: Largohem kur kam qejf unë dhe jo të tjerët

“Pas Presidencës do të tërhiqem nga jeta politike”,

“Pas Presidencës do të tërhiqem nga jeta politike”, kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për emisionin “Real Story”.

Sipas Presidentit kosovar, ky është një vendim shumë i vullnetshëm marrë nga ai me një vetëdije të plotë dhe se nuk ka qejf që kjo të interpretohet si ndonjë llojë traume.

“Unë dëshiroj të largohem kur kam qejf unë dhe jo të tjerët”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

“Unë ndihem i përmbushur edhe në jetën time përsa i përket aktivitetit kombëtar për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës edhe në aktivitetin politik. Iu përulem me respekt qytetarëve për mbështetjen. Kemi bërë një punë të mrekullueshme. E ritheksojë se ëndrrën e gjeneratave e kemi shëndërruar në realitet. Prandaj mendoj se pas përmbylljes së këtij mandati, unë do të lëviz jashtë skenës politike dhe institucionale për të pasur një jetë tjetër si qytetarë i rëndomtë, por jashtë përgjegjësive institucionale dhe politike. Mendoj diçka shumë normale. Kjo ide është diçka shumë e vullnetshme dhe nuk dua të të kuptohet si ndonjë traumë as për mbështetësit e mi dhe se unë jam duke e marrë këtë si një proces krejt normal. Unë dëshiroj të largohem kur kam qejf unë dhe jo të tjerët”, ka thënë Thaçi.

Të fundit