Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit nga BSH, ish-ministri socialist i bashkohet partisë së Agron Dukës

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka.

Pas shkarkimit në Kuvend me kërkesë të disa deputetëve të PS, si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Malaj i është bashkuar PAA si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

“Një angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mirëprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka për te kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

Këshillimi i kësaj partie te qendrës se majte, me strategji te suksesshme, me krijon mundësi reale per te dhënë kontribute pozitive per ta rritur fuqinë elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vlerësohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombëtare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelbrit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirënjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi!”, shkruan Malaj.

Të fundit