Flash News

KRYESORE

Pas shkarkimit të Muçit, Meta nxjerr dekretin: Të plotësohet vakanca në Gjykatën Kushtetuese

Pas takimit me gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Besnik Muçi, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e vakancës për këtë vend.

Në një shkresë zyrtare, Meta ka dekretuar vakancën dhe bën njoftimin publik për këtë procedurë.

Pak më parë, Gjykata Kushtetuese ka hequr emrin e Besnik Muçit nga faqja zyrtare në web, duke njohur kështu vendimin e KPA-së e cila e shkarkoi Muçin nga detyra.

Ndërsa paraditen e sotme Muçi i ka dërguar një letër të hapur Gjykatës Kushtetuese, ku shkruante se është në pritje të vendimit të saj lidhur me vijimin e mandatit të tij pasi KPA vendosi ta shkarkojë.

Sipas Komisionerit Publik Muçi ka cënuar besimin publik të sistemit të drejtësisë dhe ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme.

Të fundit