Flash News

KRYESORE

Pas shumë shtyrjeve, koronavirusi u prish sërish planet; princesha mund të martohet me 5 të ftuar

Pas shumë shtyrjeve, koronavirusi u prish sërish planet; princesha

Pandemia e koronavirusit që ka shkaktuar mijëra vdekje e qindra mijëra të infektuar ka pezulluar globalisht jetën e thuajse të gjithëve. Diku më pak rast dhe diku me shifra dramatike, koronavirusi ka mbyllur e pezulluar gjithçka.

Prej kohësh në mediat britanike përflitet për dasmën e Princeshës Beatrice dhe me Edoardo Mapelli Mozzi. Çifti supozohej të martohej në maj, por u detyruan të shtyjnë sërish. Sipas të burimeve të brendshme, pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, Beatrice dhe Edoardo po mendojnë të martohen shpejt e shpejt.

“Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet,”- shkruan Daily Mail.

 

Të fundit