Flash News

KRYESORE

Pas takimit 5 orësh, Kurti ‘shigjeton' Ramën: Në Shqipëri emigrimi është pikëllues

Pas takimit 5 orësh, Kurti ‘shigjeton' Ramën: Në

Kreu i lëvizjes Vetëvendosja, njëherësh fitues i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti ka zbardhur më shumë detaje nga takimi pesë orësh me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e 25 tetorit, në një intervistë për ‘Ora News’.

I pyetur nëse është dakordësuar me kryeministrin Rama një plan sa i takon emigrimit, Kurti tha se në Shqipëri ky fenomen është kthyer në pikëllues për vendin.

“Unë besoj që emigrimi tek shqiptarët është një fenomen pikëllues, sepse ne në Kosovë kemi pasur emigrim për shkak të shtypjes politike dhe shfrytëzimit ekonomik, apo për shkak të luftës dhe tani për shkak të keqqeverisjes. Të ikë shqiptari nga shqiptari, natyrisht që na vjen shumë rëndë, ndaj kemi programin tonë si qeveri e re që ta lidhim sistemin cilësor arsimor me tregun e punës. Këtë do ta zbatojmë në Kosovë si qeveri. Nëse kjo mund të shërbejë në Republikën e Shqipërisë, aq më mirë. Definitivisht, në Kosovë është kthyer shpresa dhe është mundësi, nuk është garanci”, tha Kurti.

Po ashtu, duke u ndalur te teza për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë, Albin Kurti tha se gjatë takimit i ka kërkuar Ramës të heq taksën e rrugës së Kombit.

“Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, tha lideri i VV.

Të fundit