Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Pas tre muajsh rihapet amfiteatri i Koloseut në Romë, por jo ashtu siç vizitorët e mbajnë mend
Pandemia mbylli edhe vizitat në monumentet kulturore. Një prej tyre është Koloseu antik në Romë, i cili çeli dyert për publikun për herë të parë pas tre muajsh mbyllje, megjithatë nuk do të jetë ashtu si vizitorët e mbajnë mend.
Amfiteatri krijonte një bum me turistë nga e gjithë bota. Por rregullat e reja që vendosi pandemia do të bëjnë që vetëm një numër i kufizuar të lejohet brenda.
Tashmë brenda amfiteatrit do të lejohen nga 200 deri në 300 vizitorë.
Një tjetër ndryshim është se vizitat do të jenë vetëm me prenotime, do të ketë kontroll të temperaturës para hyrjes dhe maskat do të jenë të detyrueshme.
Si një prej monumenteve më ikonë të Italisë, Koloseu ka dëshmuar shumë ngjarje historike, e fundit prej të cilave pandemia e Covid-19 që i mori jetën mbi 33 mijë personave në vend.
"Sot ne rifillojmë me një entuziazëm dhe optimizëm të madh në shenjën e aksesit, mikpritjes dhe sigurisë. Simboli i Romës dhe Italisë është rihapur, një shenjë shprese për të filluar përsëri me një turizëm më të qëndrueshëm dhe të pajtueshëm me qytetin. Parku vizitohet mbi të gjitha nga një audiencë ndërkombëtare, e cila është rreth 70% e totalit të vizitorëve, e cila arriti në 7.5 milion vitin e kaluar. Si gjithë Italia, ka një dëm serioz ekonomik, i cili besoj se do të kompensohet edhe me dispozitat e qeveria që ka ndarë rreth 100 milion euro për rikuperimin e muzeve. Ne mendojmë se vetëm për mirëmbajtje dhe funksionim të zakonshëm, Parku kushton rreth 20 milion euro në vit ", tha drejtoresha e parkut, Alfonsina Russo, shkruan La Repubblica.
Impresionet i Silvias dhe djalit të saj, vizitorë
“Është një emocion i fortë, ne e prisnim me padurim, çdo ditë kontrollonim datën e rihapjes," thotë Silvia e përqafuar nga djali i saj Filippo. Ai, 11 vjeç, i veshur me syze dielli dhe maskën e Romës në fytyrën e tij, viziton Koloseun për herë të parë.
"Unë do doja të shoh se ku ishin gladiatorët, nga kanë ardhur," thotë ai i ngazëllyer. Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë, do të jetë një ditë kushtuar Koloseut dhe Romës, që na mungoi shumë" përfundon Silvia.
Foto gjatë vizitave të sotme