Flash News

KRYESORE

Pasi e ftoi në Forumin e saj në Londër, Financial Times përdor një tezë të Ramës, por edhe e quan 'një zhgënjim"  

Pasi e ftoi në Forumin e saj në Londër, Financial Times

Gazeta Financial Times mendon se Bashkimi Europian po gabon sërish duke mos i hapur negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në një shkrim të bordit editorial të FT shënohet se Shqipëria ka bërë progres me reformat, edhe pse ' rrjetet e krimit të organizuar shqiptar mbeten një problem në Europë". Pa aty gazeta 'ndahet' edhe me Ramën, shefin e qeverisë shqiptare të cilin vetëm një ditë më parë e pati të ftuar në një Forum për Ballkanin Perëndimor që gazeta organizoi në Londër. "Kryeministri Edi Rama-i cili po përballet me akuzat e vjedhjes së zgjedhjeve, të cilat i mohon- ka zhgënjyer pritshmëritë që dikur u investuan te ai", thekson FT.

Sipas Financial Times kjo mud të ishte një justifikim për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut në fillim. "Por hendeku mes hapjes së negociatave edhe për Shqipërinë", sipas bordit editorial të FT, "nuk mund të jetë i madh pasi tensionet do të rriten në Shqipëri dhe ndërmjet shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë'.

Gazeta nuk e shpjegon këtë tezë (të çuditshme) sipas së cilës, nëse Shqiëprisë nuk i hapen negociatat, kjo do të tensiononte shqiptarët etnikë në shtetet e tjera jashtë Shqipërisë.

Gazeta Financial Times organzoi dje një forum për Ballkanin Perëndimor ku i ftuar ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në editorialin e sotëm, FT duket se pasqyron pikërisht një tezë të Ramës, atë të një kërcënimit për bashkim të Shqipërisë me Kosovën ose të një tensionit edhe te popullatat shqiptare në rajon.

Të fundit