Flash News

KRYESORE

Pasi i bën dedikimin e veçantë, Rezarta Shkurta fshin postimin për Soni Malajn

Mbrëmë para se Soni Malaj të konkurronte në natën e dytë të "Kënga Magjike", Rezarta Shkurta ka bërë një dedikim të veçantë për mikeshën e saj të ngushtë. Një miqësi si ajo e tyre është e rrallë pasi në shoëbizz është e vështirë të gjesh një kimi  të tillë.

Edhe në koncertin që organizoi Soni para disa muajsh, Rezarta ishte aty pranë saj. Edhe në këtë edicion, ajo ka treguar mbështetje maksimale për mikeshën e saj të ngushtë dhe i ka bërë një dedikim shumë prekës. Ajo shkruante në Instagram për Sonin:

“Si ta shpreh me fjale shpirti adhurimin qe kam per ty @sonimalaj?

Super vokal por jo vetem , me super performanca nga me te ndryshmet ne keto 22 vite karriere!

Ende pa nxjerre notat te flet fytyra, pasqyre e shpirtit tend te bukur, e te ndjeshem. Per te gjithe ata qe te njohin nder vite e dijne se ti di te besh vetem mire dhe kjo te ben akoma dhe me e bukur seç je!

Ke ngritur nje karriere gjaku, mundi, ne nje Shqiperi te varfer pa shkelur asnjeher ne parimet e tua, pa shkelur asnjeher te njerzit qe te rrethojne per tu kacavjerrur suksesit sic ne jemi deshmitare per shume e shume… Prandaj per mua je Shqiponja e skenes Shqiptare!

Krenare , Unike.”

Kjo ka emocionuar shumë Sonin, e cila i ka komentuar menjëherë:

“Ti e di qe une nuk jam shume e mire per te shprehur ate cfare ndjej me fjale… Di te them vetem qe je ne cdo moment te mire dhe te keq ,prane meje”.

Por sot, Rezarta e ka fshirë postimin. Nëse klikon në profilin e saj, nuk e gjen këtë postim për Sonin dhe nuk dihet arsyeja pse (mbase e ka arkivuar dhe mund ta rishfaqë sërish në profilin e saj.)

Mbrëmë Soni ka dhënë një performancë të arrirë me një super paraqitje skenike dhe shumë lart vokalisht. Soni është në terrenin e saj pasi ka shkëlqyer gjithmonë në balada dhe është shumë e preferuar në këtë zhanër.

Të fundit