Flash News

KRYESORE

Pasi pranoi homoseksualitetin, Mario tregon momentet e veçanta me mamanë. Albërie Hadërgjonaj i bën dedikim

Grimieri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanovic, të hënën në mbrëmje ka fituar çmimin  ‘Artistic Achievement’ në ‘American Influencer wëards’. Çmim ky që ju dorëzua nga mikesha e tij më e mirë dhe bashkëpunëtorja prej vitesh, Kim Kardashian. Rrëfimi i tij i ndjerë ka bërë xhiron në mediat ndërkombëtare, pasi për herë të parë ai pranoi hapur se është homoseksual. Gjë që e ka mbajtur të fshehtë gjatë 37 viteve të jetës. Ai madje, iu drejtua dhe fëmijëve shqiptarë që po kalojnë të njëjtin problem si ai: “Fëmijë të vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, vëllezërit, kushërinjtë s’do t’i pranojnë sepse kanë lindur ndryshe. Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, tha Mario ndër të tjera.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Në rrëfimin e tij të ndjerë dhe shpesh herë mes lotësh, tek Mario ndihej lidhja që ka me familjen dhe problemin që ai kishte për shkak të homoseksualitetit dhe mospranimit në shoqëri. Përveç lidhjes së fortë me mamanë, ai tregoi aq bukur atë çka ka trashëguar nga babai, që sot ushtron pasionin më të madh duke u renditur si një prej grimierëve më të talentuar në botë. Në një postim në Instagram, Mario ka ndarë momentin e fundit pasi u largua nga skena: Surprizën që i bëri mamaja e tij pasi ai mendonte se ajo ndodhej në Mal të Zi. Mario shkruan krahas videos: “Unë as që e pashë fundin e videos, sepse nuk kisha kohë për veten. Motrat e mia më thanë se mami ishte jashtë shtetit, por unë i ndjeja të rrahurat e zemrës së saj gjatë gjithë ditës dhe vazhdimisht thosha ‘Unë e ndjej mamin. Ajo është këtu’. Unë prita 37 vite që ajo të pranonte që unë të isha i lirë, kështu që unë nuk do e thyeja zemrën e saj. Një ditë unë do të tregoj vendet e errëta ku shkoja për të ngrirë zemrën time dhe dhimbjen, por kur të jem gati”, shkruan ndër rreshta grimieri.
 
View this post on Instagram
 

I didn’t even see the end of this video because I haven’t had a moment to myself. My sisters told me my mom was overseas but I felt her heart beat that entire day and repeatedly said “I can feel mommy. She is here” I waited 37 years for her to give me the OK to be free so that i would not break her heart. One day, I will share the dark places I went to numb my own heart & pain, but when I’m ready. It’s my story. I’m going to take some time to process all of this and to take a moment for myself now with my family. And maybe work on a new @YouTube channel. I’ve been trying to launch one for a while now but I kept feeling blocked. I’ll try a different Strategy now. My own. Thank you to my friend and incredible artist @huxch for this video. I’m about to close a chapter now and begin a new era. I can see clearly ♥️ No blended blocks & strings. Just For me, my way. ;) MakeupByMario

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario) on

Teksa ka shtuar se do shkëputet për pak kohë të marrë veten por edhe të kalojë më shumë momente me familjen dhe për t`u përgatitur për një kapitull të ri në jetën e tij. Të shumtë janë ata që e kanë mbështetur Marion, miq dhe bashkëpunëtorë të tij por edhe fansa. Rrëfimi i tij i ndjerë dhe i sinqertë, ka prekur edhe "homofobikët" të cilët kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj grimierit shqiptarë. Një ndër mikeshat e tij më të mira shqiptare, Albërie Hadërgjonaj ka mbështetur publikisht Marion me një dedikim për të: “Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë. Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon. Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm. Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty.”

Të fundit