Flash News

KRYESORE

Pasi u përfol se e dashuronte ende Irina Shayk, Cristiano Ronaldo drejt altarit

Para disa ditësh në shtypin ndërkombëtar rozë, qarkulloi lajmi se Cristiano Ronaldo ishte ende i dashuruar me Irina Shayk, e cila tashmë është e martuar dhe ka një fëmijë me aktorin Bradly Cooper. Shokët e Cristiano Ronaldos u shprehën se ai nuk  e priste që modelja ruse të largohej nga ai.

Por pas ndarjes së bujshme me Irinen, Cristiano Ronaldo krijoi një lidhje me Georgina Rodriguez, me të cilën ka dhe një vajzë, Alana Martina-n.

Por si duket këto lajme e kanë mërzitur Georginen, dhe Ronaldo për ta bërë të lumtur i paska propozuar për martesë. Bukuroshja spanjolle ka postuar një video në rrjetet sociale ku bie në sy dhe unaza e saj e shtrenjtë e markës Cartier.

Kjo unazë kushton 615 mijië paund dhe Ronaldo nuk mund ta bënte më të lumtur mamanë e vajzës së tij dhe në këtë mënyrë edhe i ka treguar se Irina është kapitull i mbyllur dhe se nuk duhet të merren parasysh lajmet që përfliten për një dashuri të mundur.

Të fundit