Flash News

KRYESORE

PD bojkotoi Këshillin Politik, Gjiknuri: Synon të krijojë krizë artificiale për të hedhur në erë procesin

PD bojkotoi Këshillin Politik, Gjiknuri: Synon të krijojë

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, është shprehur pas mbledhjes së Këshillit Politik se opozita synon të krijojë një krizë artificiale me synim që të "hedhë ne erë procesin".

Teksa opozita bojkotoi mbledhjen, Gjinkuri shprehet se ishte ishte kjo e fundit që kërkoi mbledhjen, ndërkohë që bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim.

Gjithashtu ai theksoi se drafti i propozuar nga mazhoranca është një draft që kërkon impuntin e të gjithëve.

“Sot PD bojkotoi këshillin politik, megjithëse ishte ajo kërkuese e mbledhjes. E bojkotoi me të njëjtat qëllime që kanë synim, të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kot. Këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. ODIHR është organizate e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një produkt. Është një draft që kërkon impuntin e të gjithë. Parashikon koalicionin, vota për çdo kandidat dhe mekanizmat për ndarjen e mandateve”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai i bëri thirrje opozitës që të bashkohen për të punuar me këtë draft. Sipas tij debati me ODIHR është i kotë.

“Hajde të punojmë me një draft, koha nuk pret. Në tetor fillon KQZe re dhe duhet të përgatiten të gjitha aktet. Afati është shumë i shkurtër. Ne kemi definicion për koalicionet aty. PD do krizë artificiale dhe do ti thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme”, tha Gjiknuri.

Të fundit