Flash News

KRYESORE

PD: Qeveria fshehu borxhin publik prej 610 milionë eurosh

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur  610 milionë euro borxhe.

Sipas ish deputetes Jorida Tabaku, ky fakt u zbulua nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit .

“E vërteta  është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë  borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%”, thotë Tabaku e cila shton se totali  i borxhit të paraportuar vetëm gjatë vitit të shkuar është 600 milionë euro.

“Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë.

Arkitekti i kësaj skeme mafioze dhe kriminale, kryeministri që projekton ndarjen e pronave dhe parave të shqiptarëve si të jenë feudi i tij personal ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar kushtetutën e vendit”, tha Tabaku.

Të fundit