Flash News

KRYESORE

Pendohet Maks Velo: U përdora nga Rama. Teatri i ri është vepër katastrofike

Pendohet Maks Velo: U përdora nga Rama. Teatri i ri është

Arkitekti Maks Velo, ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, është shprehur se u largua nga Rama sepse ai vetëm i përdor njërezit. Në “Ora News”, Velo sqaroi se çdo njeri që nuk mbështet idetë e kryeministrit, është i destinuar të largohet nga ia.

Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama.

Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Toptani dy kate nuk funksionoi se ka super ngopje në dyqane dhe po të ishte dy kate më pak do të ishte shumë më mirë e harmonizuar me ambientin. Po pse i bëjnë. Vjedhin ajrin. Ne Beti [i drejtohet gazetares Beti Njuma] jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin”, deklaroi Maks Velo.

https://www.youtube.com/watch?v=9dImcLEmadU

Të fundit