Flash News

KRYESORE

Për ju që nuk e dinit, pudra e bebes mund t`ju "lehtësojë" jetën

Nëse keni menduar deri tani se pudra e bebes është vetëm për bebet dhe për këmbët që djersiten, e keni gabim. Pudra ka edhe disa përdorime të tjera efektive njëlloj si në dy rastet e para që nuk i keni konsideruar deri më sot.

U shton volumin qerpikëve. Pasi të keni vendosur shtresën e parë të rimelit, aplikoni pak pudër bebeje me një furçë ose pastruesit e veshëve dhe pastaj përfundojeni make up-in me një shtresë tjetër rimeli si zakonisht. Ky truk do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe më voluminozë.

Tani mund t'i zgjidhni varëset e ngatërruara më njëra-tjetrën më lehtë se kurrë. Pudrosni vendet ku janë bërë nyjë dhe shihni rezultatet.

Përdoreni në vend të shampos së thatë. Në ditët që i keni flokët me yndyrë dhe jeni vonë për punë, vendosni pudër tek rrënjët e flokëve duke masazhuar lehtë skalpin dhe më pas krihini siç bëni zakonisht. Pudra ka forcën të thithë yndyrën dhe nuk është e nevojshme të lani flokët çdo ditë. Shumë e shëndetshme apo jo?

Eliminoni njollat e vajit në rroba. Vendosni një sasi të vogël pudër bebeje në vendet ku ndodhen njollat e vajit dhe lëreni për disa minuta deri sa të shikoni që pudra ka thithur të gjithë sasinë e vajit që ndodhej në copë. Në fund, lajeni në lavatriçe dhe harrojini njollat e vajit që edhe pas larjes janë përsëri aty.

Hiqni rërën nga këmbët dhe këpucët me trukun e pudrës. Është shumë e thjeshtë. Thjesht vendosni pudrën e bebes në vendet ku rëra është ngjitur, ajo do thithë lagështirën nga lëkura dhe rëra do të bjerë poshtë në mënyrë të menjëhershme. E njëjta gjë edhe me këpucët. Pasi ta keni aplikuar procedurën, shkundini dhe kështu nuk do e merrni më rërën me vete brenda në makinë.

Bëjini veshjet tuaja të lëkurës të duken si ditën e parë. Vendosni pudër në xhaketën e lëkurës dhe fshijeni me një copë mikrofibër të gjithë sipërfaqen. Do të shkëlqejë sikurse të ishte një e re.

Mund ta përdorni pudrën e bebes edhe tek kafshët shtëpiake. Spërkateni lëkurën e gëzofit të qenit me pudër bebesh dhe masazhojeni siç bëni zakonisht kur e ledhatoni. Do të bëjë punë të përkryer, por mos harroni. Evitoni zonat e syve dhe hundës. Për këtë të fundit nuk do t'ju ishte dhe aq mirënjohës...

Ju lehtëson jetën edhe gjatë procesit të depilimit. Aplikoni pudër bebesh përpara se të vendosni dyllin, sepse do e ndihmojë të ngjitet më së miri në lëkurë, duke eliminiuar edhe qimet më të vogla, heq qelizat e vdekura dhe procesi bëhet më pak i dhimbshëm.

Neutralizon aromën e pakëndshme të urinës së kafshëve shtëpiake. Përdoreni në tapete dhe dysheme, thjesht pudrosni vendet problematike, prisni përreth një orë dhe përdorni fshesën me korent. Kështu nuk do të keni më vështirësi apo të mbyllni hundët kur kafshët bëjnë gabime.

 

Të fundit