Flash News

OP-ED

Per Koçit, koqe plumbi

Per Koçit, koqe plumbi

Zef Zefi

1 Dialog nga farsa e re:

12 vjet burg i kërkoi Akuza e "Përkohëshme" e shefit "Gjykatës" së shefit për ish-ministrin e Punëve të Brendshme të vetë shefit.

-Qyre, qyre! Kush është ki?

-Ay pra Saimir "habili"

-Dre...,dre! Shefi ka prova. Ka gjithmonë prova shefi. Partia të rrit, partia të madhëron, partia tënde të dënon. I drejtë ki shefi për all'ah! Po s'e kuptoj pse 12?

-Po sa?

-24

-24, pse 24?

-Unë në të vertetë do të doja koqe.

-Mmmm!

-Kupton ti apo jo? Koqe prej verteti. Plumb ore! Bekuar koqja. Koqja bën derman!

-Po ça ka bërë ky i ngrati për koqe?

-Hiç mo. Ministër ka bërë. I Brendshëm. Po seç mbolli një bimë vietnameze. Deshi të helmonte popullin. Po shefi i futi..., një...

-Çfarë i futi, paj'zotin?

-Hiç mo. I futi një të kapur, ashtu me "zbulim" të jashtëm...

-Uau! Dmth poli-agjent!

-Po'...de, një çik edhe ashtu. Kishte bërë grup. Si i thonë komplot. Ka shumë që flasin se desh ti merrte partinë.

2 Kujtime nga tragjedia e vjetër:

-Po Xoxe ç'kishte berë?

-Ashtu i Brendshëm Ministër

-Dhe?

-Koçi hengri koqen e shefit nga Memeti i Çorrushit

-Po Memeti i Çorrushit ç'beri?

-Ashtu i Brendshëm dhe ai, i çik më lart, aty deri te bitha e shefit.

-Dhe?

-Çfarë dhe? Ki i Hysoverdhës mori koqen e shefit dhe ia çoi te dhoma e gjumit atij të Çorrushit.

-E piu ay?

-O ç'të pirë, në kokërr të gjumit.

-Ncuk...ncuk...ncuk...!

-E Kadriu?

-Cili mo?

-Ay pra i ziu që i futi koqen e shefit Memetit. Mori koqe...për vete?

-Koqe thua. Mu aty në vrimë ...të ballit.

-Qyre, qyre..., lum ki popull për shefin e tija. E kam thënë unë, ki popull pa një të këtillë shef, vdes.

Të fundit