Flash News

KRYESORE

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në emisionet e mbrëmjes

Përballja e së enjtes, çfarë po diskutohet në

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e larmishme. Tema të ndryshme por edhe të ftuar nga të ndryshëm do të hedhin idetë e tyre mbi çështjet e aktualitetit dhe politikës në vend.

Kuvendi Popullor, shitje, gallatë apo sfida?- kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur Zhejit.

Të ftuar: Kujtim Gjuzi deputet i Partise Konservatore, Zef Shtjefni deputet i Partise Ora e Shqiperise, Agim Doci publicist, Ervin Mici aktivist; lidhje Skype Genc Gjokutaj avokat.

Në Real Story, në News 24 me gazetarin Sokol Balla i ftuar është ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu po diskutohet tema: Çndodhi në shtëpinë horror në Kombinat? I ftuar: Pastor Fitor Muça, Blendi Salaj, Klodiana Lala, Spartak Koka.

*COVID-19 dhe shqetësimi i shtuar në opinionin publik pas rritjes së rasteve.

Vetëflijimi i anëtarëve të familjes Josifi në Kombinat; po diskutohet në Open, Top Channel me gazetaren Eni Vasili.

Të ftuar: Gazetari i Top Channel Andi Bora, ish-kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla, mjeku Neli Demi, Imzot George Fredo

Të fundit