Flash News

KRYESORE

Përballja Levante-Selta Vigos, shansi i fundit për Sadikun

Përballja Levante-Selta Vigos, shansi i fundit për Sadikun

Futbollisti i Përfaqësueses shqiptare, Armando Sadiku i cili aktivizohet tek ekipi spanjoll i Levantes, duket se kohët e fundit ka marrë vetëm kritika për performancën e tij.

Sipas mediave spanjolle, ai do të jetë titullar në ndeshjen kundër Selta Vigos dhe ky do të jetë shansi i tij i fundit për vendosur qëndrimin apo “shitjen” e tij nga ekipi spanjoll.

Sadiku ka arritur të grumbullojë vetëm 5 paraqitje në Spanjë, dhe nuk ka shënuar asnjëherë.

Kujtojmë se ai u bë pjesë e klubit që nga janari këtij viti dhe klubi i tij shpenzoi 1,3 milionë euro në arkat e Legias së Varshavës me një kontratë prej 3 sezonesh.

Të fundit