Përfitimet e lëkurës së portokallit

Portokalli është jo vetëm i shijshëm, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Lëkura e portokallit është gjithashtu po aq e dobishme sa edhe fruti. Ja disa nga këto përfitime:

Ju shpëton nga insektet:nëse doni të lini dritaren hapur, vendosni disa lëkura portokalli në dritare në mënyrë që insektet dhe mushkonjat të mos futen në shtëpi.

Heqin erën e keqe të këpucëve: nëse këpucët mbajnë erë të keqe, vini lëkurë portokalli brenda në këpucë dhe lëreni gjithë natën. Lëkurat do të thithin erën e keqe.

Përdoren për pastrim: përzieni  lëkurën e portokallit me uthull në një kavanoz. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa javë. Herë pas here tundeni kavanozin. Pas disa javësh, hidheni lëngun në një spërkatës dhe përdoreni për të pastruar dyshemenë dhe dritaret.