Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përflitet se Altin Basha do largohet nga “Top Channel” dhe Agron Llakaj do zërë vendin e tij në “Portokalli”
Agron Llakaj mendohet se pas 10 vitesh ka vendosur që të rikthehet në spektaklin e humorit “Portokalli”. Burime brenda “Top Channel”, bëjnë të ditur për “Who” se Llakaj po negocion me Ben Blushin për të marrë sërish timonin e “Portokalli”.
Revista “Who” shkruan se ky lajm vjen pasi Altin Basha regjisori i këtij formati, u përfol që do të largohet me një format tjetër në “Abc News”. Basha u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij, por sipas “Who” zëra të ndryshëm vijojnë të thonë se ai do të ikë nga “Top Channel”.
Ka qenë viti 2010 që Agron Llakaj u largua nga “Portokallia”, nga ky emision, i cili e themeloi dhe e drejtoi për shumë vite.
Ndërkohë që për arsyet e largimit Agron Llakaj asokohe është shprehur: “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”, u shpreh ai.
Aktualisht Agron Llakaj është në krye të “Al Pazar” në “Vizion Plus” dhe kohët e fundit ka nisur emisionin e ri “Fake Off” me aktorin e njohur Xhevahir Zeneli.