KRYESORE

Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët, çfarë u diskutua në 60 minuta takim

Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët, çfarë u

Rreth një orë ka zgjatur mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e PD-së, takim që nisi prej orës 15:00 në selinë blu

Në fokus të diskutimit kanë qenë ngërçi i krijuar në Këshillin Politik për formulën e koaliconeve parazgjedhore, ndarjen e mandateve dhe formula e hapjes së listave.

Opozita e Bashkuar kërkon që koalicionet parazgjedhore të mos hiqen dhe listat të hapen 100%, teksa PS ka paraqitur një draftin me lista “të hapura” por me kushte, si dhe ndalimin e koalicioneve dhe prag zgjedhor 3% në rang kombëtar.

Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të merret opinioni i OSBE-ODIHR dhe në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik paraqiti dhe modul letre me 5 pyetje për t'iu drejtuar, por që nuk mori dot firmën e përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknurit.

Gjiknuri e refuzon me arsyetimin se zvarrit procesin dhe sipas tij, OSBE-ODIHR mund t'i kërkosh një opinion vetëm mbi drafte konkrete.

Nuk dihet se për çfarë u dakordësuan në mbledhjen e sotme krerët e partive të Opozitës së Bashkuar lidhur me veprimet që do të ndjekin në vazhdim lidhur me këtë çështje.

Të fundit