Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi mes ambasadorëve dhe Bashës, çfarë u diskutua

Rreth 60 minuta ka zgjatur takimi mes ambasadorit të BE-së, Britanisë dhe zv/ambasadores amerikane, Soreca, Norman dhe Leyla Moses Ones me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi filloi në orën 15:00 dhe u zhvillua në selinë blu. Të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik dhe temë e diskutimit kanë qenë formula për hapjen e listave dhe formula e koalicionev. Këto dy pika kanë sjellë përplasje mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, Vasili dhe Bylykbashi propozuan që të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, pasi opozita nuk dëshiron të ndryshohet formula e tyre. Ndërsa, lidhur me hapjen e listave, mazhoranca kërkon që të hapen vetëm 2/3 për të garantuar kuotat gjinore.

Të fundit