Flash News

KRYESORE

Përfundon takimi, Ministria: Rrogat do merren nesër. Naftëtarët: Nuk kemi besim, do qëndrojmë këtu

Përfundon takimi, Ministria: Rrogat do merren nesër.

Ka përfunduar takimi midis përfaqësuesve të naftëtarëve të Ballshit dhe ministrave Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, ku është arritur në një marrëveshje që deri ditën e nesërme të hidhen rrogat e prapambetura. Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës, Ismet Beqiraj, i cili bëri publik lajmin.

Megjithatë, naftëtarët shprehen mosbesues ndaj qeveritarëve dhe thonë se do të qëndrojnë në Tiranë deri kur t’u kalojnë të gjitha rrogat. Ata theksojnë se janë mashtruar disa herë nga kryeministri Edi Rama, ministrat dhe deputetët.

Për shumë se një vit, naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk janë paguar, ndonëse kanë kryer punën.

Naftëtarët përplasen me deputetin e PS para Ministrisë: Je hajdut, na ke mashtruar  

Të fundit