Flash News

KRYESORE

Përmbysje me Atalantën, Higuain nderon Juventusin

Përmbysje me Atalantën, Higuain nderon Juventusin

Juventusi sot ka përmbysur 3-1 Atalantën në transfertë një ndeshje shumë të vështirë dhe dramatike. Për bardhezinjtë kjo ishte fitorja e katërt radhazi në kampionat dhe kësaj here festuan kundër Gjimshitit, lojtar i kombëtares shqiptare.

Kampionët e Italisë ishin në disavantazh 1-0 deri në minutën e 74-t pas golit të realizuar nga Gosens, por në vend të Ronaldos, kur ky i fundit nuk luan, është zakonisht Higuain. Argjentinasi shpëtoi juventinët duke shënuar dy gola në të 74' dhe 82'.

Për golin e tretë mendoi sërish Higuain, i cili dha asist për shokun e tij të skuadrës, Dybala, në të 92'. Me këtë fitore, Juventusi mban kreun e Serisë A me 35 pikë, katër më shumë se Interi ndjekës.

Të fundit