Flash News

KRYESORE

'Person me rrezik për shoqërinë'/ Kush është finlandezi i shumëkërkuar që u kap në Tiranë

'Person me rrezik për shoqërinë'/  Kush është

Policia e Shtetit ka bërë dje një bilanc për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, shqiptarë dhe të huaj. Mes tyre ka rezultuar një finlandez i cili ishte ekstraduar drejt Finlandës për t’u përballur atje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Sipas Balkanëeb, bëhet fjalë për shtetasin M.S 34 vjeç, një person me rrezikshmëri të lartë dhe një ndër njerëzit më të kërkuar.

“Një tjetër i kërkuar bie në pranga falë bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët. Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët. Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit