Flash News

KRYESORE

Pezullohet nga detyra kreu i OFL-së, Artan Shkëmbi

Pezullohet nga detyra kreu i OFL-së, Artan Shkëmbi

Pezullohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale dhe njëherazi kreu i Task Forcës “Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi. Vendimi është marrë nga GJKKO-së, nën akuzën korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliut, dhe vjen pak pas takimit të këtij të fundit me Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Më 27 shkurt, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale. Më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.

Ndërkaq, ky pezullim i tij vjen pak ditë pas gafës së OFL-së, e cila i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i vrarë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

Shkëmbit është komunikuar ditën e sotme vendimi nga eprori i tij, Ardi Veliu, teksa ai ka zgjedhur të mos bëjë asnjë koment publik për këtë.

Të fundit