Flash News

KRYESORE

Plagosi 18-vjeçarin pas debatit në ‘Instagram’, arrestohet autori bashkë me shokun e tij

Plagosi 18-vjeçarin pas debatit në ‘Instagram’,

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 16-vjeçarin i cili plagosi me armë mbrëmjen e djeshme, bashkëmoshatarin e tij pas një debati në rrjetet sociale.

Është arrestuar gjithashtu shtetasi me inicialet B.Gj, 17 vjeç, i cili e ka ndihmuar autorin të fshehë armën e krimit me të cilën plagosi në këmbë 18-vjeçarin me inicialet S.K, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Të rinjtë teksa kishin rënë dakord për t'u sqaruar përballë, situata ka dalë jashtë kontrollit duke degjeneruar në përdorimin e armëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të fundit