Flash News

KRYESORE

Policia e Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me atë të Nju Jorkut

Policia e Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me atë të

Policia e Kosovës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, dhe lomisari amerikan, P. O’Neill. Institucioni kosovar njoftoi se ky bashkëpunim është i pari i llojit të vet në mes të institucioneve amerikane për zbatim të ligjit dhe vendeve të Ballkanit.

“Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi synohet vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor, në shkëmbimin e informacioneve policore, në luftën kundër krimit të organizuar, krimit trans-kufitar, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare si dhe veprave tjera penale, përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave më të mira policore”, është thënë në komunikatë.

Të fundit