Flash News

KRYESORE

Policia shoqëron në polici pedagogun e Elbasanit, i kërkoi favore seksuale studentes

Policia shoqëron në polici pedagogun e Elbasanit, i kërkoi favore

Një profesor i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, u arrestua nga policia pasi i kërkoi favore seksuale një studenteje.

Në prangat e uniformave blu ra Denis Himci, i cili u filmua nga kamera e fshehtë duke i kërkuar një studenteje që të kryente marrëdhënie me të.  Videoja u publikua nga emisioni “Stop” në Tv Klan.

Himci ia bëri të qartë studentes së tij, se mund ta favorizonte atë nëse vajza ishte e gatshme për atë që i kërkonte. Madje, do të ndërhynte që ajo të merrte të gjitha problemet me provimet, duke korruptuar kolegët me njohje dhe dhurata.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë luksoze tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

Të fundit