Flash News

POLITIKOFF

Bora dhe Donaldi bashkë në një projekt të ri

Bora dhe Donaldi bashkë në një projekt të ri

Shumë fansa të dyshes Bora Zemani-Donald Veshaj duan t'i shohin bashkë në një projekt. Dhe duket se dëshira do u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet çifti simpatik.

Moderatorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të. Duke mos u përgjigjur vetë Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet: "Kemi projekt bashkë?", dhe aktori është përgjigjur shkurt me "Po".


Kaq ka mjaftuar që të na zgjohet kurioziteti: bëhet fjalë për ndonjë emision apo diçka tjetër? Në fakt prej muajsh ata përfliten se do jenë në një film bashkë, por nuk ka ende asnjë konfirmim. 

Të fundit