Flash News

POLITIKOFF

Goran Bregoviç konfirmon se do të jetë në "Festën e Birrës"

Goran Bregoviç konfirmon se do të jetë në

Pavarësisht gjithë reagimit publik dhe tërheqjes së këngëtarëve të tjerë nga "Festa e Birrës", kjo nuk ka ndikuar aspak tek artisti Goran Bregoviç, për t`u tërhequr apo për të bërë ndonjë reagim për gjithë indinjatën e publikut ndaj pranisë së tij.

Pjesëmarrja e tij në këtë festival ka nxitur reagime të shumta në Kosovë por edhe në Shqipëri për shkak të këngëve nacionaliste që kishte kënduar. Madje, online janë bërë dhe peticione për të, që të mos këndojë në Korçë.

Po ashtu, qytetarët kanë mbuluar me ngjyrë fytyrën e këngëtarit në poster si dhe kanë shkruar vitin 1999, kohën kur Serbia pushtoi Kosovën duke vrarë mijëra persona e dëbuar nga vendi i tyre.

Por pavarësisht kësaj, Bregoviç do të jetë në "Festën e Birrës" dhe do të këndojë në datën 22 gusht.

Në faqen zyrtare të tij, Goran Bregoviç ka konfirmuar datat e koncerteve, ndërsa 4 ditë pas Korçës do të jetë në Rusi.

Goran Bregoviç konfirmon se do të jetë në Goran Bregoviç konfirmon se do të jetë në

Të fundit